Select Page

– “Pastaj i zgjuam për të parë se cili prej dy grupeve do të ishte më i mirë në llogaritjen e viteve të qëndrimit (në gjumë). – Për të parë se cili nga ata do të ishte llogaritës më i mirë i kohës që qëndruan në gjumë. Në ajetin 18 të sures thuhet: “Kështu, Ne i zgjuam ata që të pyesnin njëri-tjetrin (se sa gjatë kanë fjetur).”  Nëse di kohën e saktë të qëndrimit të tyre, kupton pushtetin e plotë, urtësinë dhe mëshirën e Allahut të Madhëruar. Nëse do të vazhdonin të ishin në gjumë, asnjë nga këto urtësi nuk do të dilte në pah, madje historia e tyre as që do të përmendej.