Select Page

  Sulejmanit Ne ia nënshtruam erën, me të cilën udhëtimin e një muaji (me mjetet e zakonshme) e bënte për një paradite dhe kthimin nga ai, brenda një pasditeje. Pasi përmendi mirësitë dhe veçoritë që i dhuroi Daudit, Allahu i Lartësuar vijoi që të përmendë mirësitë që i dhuroi birit të Daudit, Sulejmanit. Allahu i Madhëruar nënshtroi erën, që të ishte nën urdhrat e Sulejmanit: ajo frynte andej nga e urdhëronte Sulejmani (a.s) dhe mbarte Sulejmanin me ushtrinë e tij nga të dëshironte ai.

Ata lëviznin shumë shpejt, aq sa distanca që zakonisht bëheshin për muaj të tërë, ai i bënte brenda ditës. Zoti thotë: “Ne bëmë që t’i nënshtrohej era, me të cilën udhëtimin e një muaji (me mjetet e zakonshme) e bënte për një paradite …”. Gjithashtu: “… dhe kthimin brenda një pasditeje.” Edhe kthimi pasdite ishte i njëjtë.

Ne bëmë që të rridhte për të një burim bakri (i shkrirë). Dhe ia nënshtruam xhindet që, me urdhrin e Zotit, të punonin sipas dëshirës së tij. Dhe kush largohej prej tyre nga urdhri Ynë, Ne e bënim të shijonte Dënimin e zjarrit përvëlues. – Allahu i Madhëruar i mundësoi të gjente burimet e mineralit të bakrit dhe që prej tij të bënin enë dhe mjete të tjera. Allahu i Madhëruar i nënshtroi atij shejtanët dhe xhindët, të cilët nuk e bënin dysh fjalën e tij. Madje, “… kush largohej prej tyre nga urdhri Ynë, Ne e bënim të shijonte Dënimin e zjarrit përvëlues.”