Select Page

– “… Kur Xhehenemi të jetë flakëruar, dhe Xheneti të jetë afruar; …” – Atë ditë, Xhehenemi do të flakërojë dhe ndizet si asnjëherë tjetër. Ai do të jetë i zemëruar ndaj mohuesve të Zotit. Ndërsa Xheneti do të afrohet me plot të mira për të devotshmit. Kjo do të jetë dita e gëzimit dhe lumturisë që nuk do të kenë fund, ose dita e trishtimit, dhimbjes dhe dëshpërimit, që, gjithashtu, nuk do të kenë kurrë fund.