Select Page

– “Kur ai (Xhehenemi) t’i shohë ata (mohuesit e Zotit) prej një vendi të largët, ata do të dëgjojnë furinë (e xhehenemit) dhe zërin e tij (të tmershëm).“ – Që para se të hyjnë në të dhe para se Xhehenemi t’i gllabërojë, ata do t’ia dëgjojnë zhurmën, që shpërthen si zemërim kundër tyre. Nga ajo zhurmë do t’u dridhen zemrat dhe mbushen me tmerr shpirtrat. Ata do të vdisnin nga tmerri që i pushton, por nuk ka më vdekje. Zjarri është zemëruar për shkak të zemërimit të Allahut. Flakërimi i tij shtohet për shkak të mohimit dhe ligësisë së tyre.