Select Page

(Kujto) kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishin sëmundje, thoshin: “Allahu dhe i dërguari Tij, nuk na premtuan gjë tjetër veçse mashtrim.” – Ky është kriteri dallues për çdo munafik, që del në pah gjatë fitnes. Imani i tij është i paqëndrueshëm. Ai shikon me mendjen e tij të mangët dhe të lehtë ngjarjet dhe sprovat që i ndodhin dhe bie pre e tyre, duke e zënë frika dhe paniku. Atyre u shteron durimi, prandaj bëhen faktorë destabilizimi në radhët e besimtarëve. Kështu, as vetë nuk bëjnë durim dhe as të tjerët nuk i lënë rehat nga sherri i tyre. Pikërisht këta njerëz thanë: