– ”Kështu e fusim atë (mosbesimin) në zemrat e keqbërësve.” – Ata thoshin: “Neve na kanë qenë bllokuar sytë, madje kemi qenë të magjepsur.”. Kështu, Allahu i Lartësuar bënte që zemrat e tyre të mos e pranonin të vërtetën. Kjo ndodhte sepse ata ishin muxhrimin, domethënë, të padrejtë, mashtrues e trillues kotësirash, ndërsa zemrat i kishin të mbushura me mohimin e të vërtetës.
Si pasojë, u erdhi ndëshkim i drejtë nga i Gjithëdituri dhe i Urti. Kështu vepron Allahu i Lartësuar me të gjithë ata që bëjnë vepra të ngjashme, të shkuarit dhe të sotmit, nëse zemrat i kanë të mbushura me mohimin e profetëve dhe shpalljeve dhe bëjnë të njëjtat vepra.