– “Është Ai që jua shfaq rrufenë, që të frikësoheni dhe të shpresoni …“ – Rrufeja shkakton frikë dhe shpresë: frikë nga shkatërrimi që ajo mund të sjellë në jetët, të mbjellat dhe në pasurinë e njerëzve, por njëkohësisht edhe shpresë për shiun, që ajo paralajmëron.
– “… dhe është Ai që i krijon retë e dendura.“ – Retë që janë të rënduara dhe të mbushura me ujë, aq të dobishëm për njerëzit.