Select Page

“… Drithëra me gjethe e kërcej (si ushqim për kafshët) dhe rejhan (bimë aromatike). – Drithërat janë bimët me kalli, që shërbejnë edhe si ushqim për kafshët dhe bagëtitë. Këtu hyjnë gruri, elbi, misri, orizi etj. Fjala ‘rejhan’ ndoshta përfshin të gjitha perimet jeshile që konsumojnë njerëzit. Por ka mundësi, gjithashtu, që ‘rejhan’ të jetë vetëm për borzilokun, bimën aromatike të njohur.

Në këtë mënyrë, i Madhëruari u kujton robërve  mirësinë e aromave të këndshme që u ka mundësuar në tokë, të cilat gëzojnë dhe freskojnë shpirtin e tyre. Pasi përmendi disa nga mirësitë e shumta, të cilat ata i shohin dhe i ndiejnë, Allahu i Madhëruar urdhëron njerëzit e xhindët për të qenë mirënjohës ndaj Tij, duke thënë: