Select Page

– ”Ditën kur të vijë Ora, keqbërësit do të humbin çdo shpresë.Kur të vijë ora e Kijametit, atë ditë do të ngrihen njerëzit për të dalë para Zotit të botëve dhe kanë për ta parë Kijametin me sy e do ta përjetojnë vetë. Atë ditë, keqbërësit do të humbin çdo shpresë, sepse ata nuk kanë bërë për atë ditë asgjë, veç mosbesimit, idhujtarisë dhe gjynaheve. Ata nuk bëjnë në këtë dynja ndonjë të mirë, që të mund të shpresonin atë ditë. Atyre do t’u zhduket gjithçka që ata besonin, si ajo shpresë e kotë që idhujt e putat do t’i ndihmojnë ose ndërmjetësojnë për ta.