– “… dhe kush dëshiron, merr mësim.” – Ai që dëshiron vërtet udhëzimin dhe rrugën e lumturisë, e ndjek atë, ndërsa ai që nuk e do udhëzimin, nuk e ndjek atë. Secili bën një zgjedhje të lirë dhe Allahu i Lartësuar bën që udhëzohet në rrugën e drejtë atë që Ai dëshiron, sipas urtësisë dhe dijes së Tij absolute. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Për jobesimtarët, Ne kemi përgatitur një Zjarr muret e të cilit do t’i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, do t’u jepet ujë (i nxehtë) si bakër i shkrirë që do t’ua përvëlojë fytyrat. Sa e tmershme është ajo pije! Sa vend i keq është ai!”. [El kehf 29] Më pas, Allahu i Lartësuar përshkruan gradën e lartë të Librit madhështor. Ai thotë: