– “Allahu thotë: “Kjo është dita kur të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. – Të sinqertët ose të vërtetët (el sadikun) janë ata, qëllimi, fjalët dhe veprat e të cilëve janë në përputhje me porositë e Zotit dhe për të kënaqur Atë. Ata janë udhëzuar në rrugën e drejtë dhe me qëndrueshmëri vazhdojnë në këtë rrugë. Ditën e Gjykimit, këta do të gjejnë frytet e këtij qëndrimi të mirë. Atë ditë, Allahu do t’i nderojë ata me grada të larta pranë Tij, në kopshtet e mirësisë, siç thotë më pas:
– “Atyre u takojnë kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ky është shpëtimi i madh.” – Ndërsa gënjeshtarët do të jenë në një gjendje krejt të kundërt me të sinqertët. Ata do të ballafaqohen me pasojat e trillimeve të tyre po atë ditë.