Select Page

– “Nëse Ti i ndëshkon ata, ata janë robt e Tu. E nëse i fal ata, Ti je i Plotfuqishmi e i Urti.” – Kuptimi: Nëse Ti i fal ata, këtë e bën prej fuqisë Tënde absolute, pra, jo si ata që falin nga dobësia dhe pafuqia. Ti je i Urtë dhe i fal ata që i plotësojnë kushtet për të arritur faljen Tënde. Më pas, Allahu i Lartësuar  tregon se si do të jetë gjendja e robërve  në Ditën e Gjykimit: si do të jetë gjendja e të fituarve dhe atyre të humburve; si do të jetë gjendja e të lumturve dhe e të trishtuarve.