Select Page

– “Hani vetëm atë mish gjatë therjes së të cilit është përmendur emri i Allahut, nëse vërtet jeni besimtarë të shpalljeve të Tij.“ – Allahu i Lartësuar i urdhëron robërit e Tij besimtarë që të punojnë ashtu siç ua kërkon imani i tyre. Kështu, nëse ata janë vërtet besimtarë, atëherë të hanë vetëm nga ato bagëti e kafshë të lejuara, të cilat janë therur duke u përmendur emri i Allahut, domethënë me “bismilah”.

Është tregues i imanit që të pohosh dhe të besosh që ato janë hallall, ndryshe nga ç’veprojnë injorantët, të cilët bëjnë haram shumë gjëra që Zoti i ka bërë hallall. Sigurisht që ato janë shpikje të mendjes së tyre. Këto poshtërsi shkaktohen gjithashtu edhe nga përpjekjet e shejtanëve për t’i devijuar të tjerët nga rruga e Allahut. Kështu, Allahu i Lartësuar e përmend si shenjë të besimit kundërshtimin e injorantëve në të tilla zakone të shëmtuara, të cilat synojnë të ndryshojnë dhe tjetërsojnë ligjin e Tij.