Select Page

– “Allahu e mallkoi atë (shejtanin), por ai tha: “Unë do t’i marr një pjesë të caktuar të robërve  të Tu.” – Duke qenë se Allahu i Lartësuar e mallkoi dhe largoi nga mëshira e Vet, Shejtani lufton gjithnjë për t’i larguar edhe njerëzit nga mëshira e Allahut të Lartësuar, siç thuhet në një ajet tjetër: “Shejtani është armiku juaji, prandaj edhe ju konsiderojeni si armik. Ai i thërret pasuesit e vet vetëm për t’i bërë banues të Zjarrit.”. [Fatir, 6].

Allahu i Lartësuar na tregon për përpjekjet e këtij armiku në devijimin e njerëzve, duke ua zbukuruar atyre të keqen. Shejtani është përbetuar e i ka thënë Zotit: “Unë do t’i marr një pjesë të caktuar të robërve  të Tu.” I Mallkuari e di mirë se ai nuk mund të devijojë të gjithë robërit e Zotit. Ai e di shumë mirë se nuk ka asnjë lloj fuqie mbi adhuruesit e sinqertë të Allahut dhe se pushteti i tij është i kufizuar vetëm mbi ata që i ofrojnë miqësi dhe i japin përparësi bindjes ndaj tij kundrejt bindjes ndaj Allahut të Lartësuar.

Në një ajet tjetër kur’ânor, ai është betuar se do t’i mashtrojë robërit e Zotit, duke thënë: “(iblisi) Tha: “O Zoti im! Për shkak se më çove në humbje, unë do t’ua zbukuroj ligësinë atyre sa të jenë në tokë dhe do t’i largoj të gjithë nga rruga e drejtë. Përveç robërve  të Tu të sinqertë.” [Hixhr 39, 40]. Allahu i Lartësuar na tregon se ky synim i këtij të mallkuari të poshtëruar do të plotësohet: “Në të vërtetë, Shejtani e realizoi synimin e vet ndaj atyre të cilët e dëgjuan atë, përveç një grupi besimtarësh.” [Sebe 20]. Më poshtë, Allahu i Lartësuar na qartëson se në ç’mënyrë do ta devijojë i Mallkuari prenë e tij: