– “Kush adhuron përveç Allahut ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, do të përgjigjet vetëm para Zotit të vet. Dhe mohuesit nuk do të shpëtojnë kurrë.“ – Çdokush që i lutet dikujt tjetër veç Allahut, pa patur asnjë argument, ai merr dënimin e merituar. Dhe dihet se nuk ka asnjë argument që të justifikojë idhujtarinë. Madje, të gjitha shpalljet e të gjithë profetët sollën argumente të prera që idhujtaria është e dënueshme.
Por ata që bien në idhujtari, i kthejnë shpinën padrejtësisht dhe me arrogancë këtyre fakteve. Për këta njerëz do të vijë dita që do të dalin para Zotit dhe Ai do t’u japë atë që meritojnë për veprat e tyre. Ata nuk do të arrijnë asnjë mirësi dhe nuk do të shpëtojnë nga ndëshkimi, sepse ai që mohon Zotin ose bie në idhujtari nuk ka pjesë në faljen dhe shpërblimin e Zotit.