Select Page

– “S’ka dyshim se atyre që nuk besojnë nuk do t’u bëjnë dobi tek Allahu as pasuria e as fëmijët e tyre.” – Allahu i Lartësuar na tregon se qafirëve nuk do t’u vlejnë aspak as pasuria dhe as fëmijët e tyre. Fëmijët dhe pasuria nuk mund ta largojnë ndëshkimin e Allahut dhe as afrojnë shpërblimin e Tij, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “As pasuria dhe as fëmijët tuaj nuk janë ata që ju afrojnë tek Ne. I afruar është vetëm ai që beson dhe bën vepra të mira. Të tillët do të shpërblehen shumëfish për veprat që kanë bërë dhe do të jenë të sigurt në dhoma të larta.” [Sebe, 37].

Madje, pasuritë dhe fëmijët e qafirëve do të jenë shkak që ata të hyjnë në Zjarr, do të jenë argument kundër tyre dhe për to do të merren në përgjegjësi. Ato janë mirësi të mëdha, me të cilat njeriu testohet: a do të jetë mirënjohës apo jo. Nëse nuk tregohet mirënjohës ndaj Dhuruesit të tyre, ai do të mbajë përgjegjësi Ditën e Gjykimit, siç thotë i Lartësuari: “Pastaj, atë ditë do të pyeteni për të mirat…”. [Tekathur 5]. Më tej, i Lartësuari thotë:

  “Ata do të jenë banorë të Zjarrit dhe aty do të qëndrojnë përgjithmonë.” – Kjo do të ndodhë për shkak të mohimit të Zotit dhe mosmirënjohjes ndaj Tij.