– “Ai tha: “Hidhni ju (në fillim)!” – Qëllimi i Musait ishte që njerëzit të shihnin fillimisht magjinë e magjistarëve dhe pastaj të shihnin mrekullinë e Zotit në duart e Profetit të Tij, prandaj u tha që të fillonin ata të parët.
– “Me hedhjen e tyre, njerëzit u magjepsën nga sytë dhe u frikësuan, sepse ishte, vërtet një magji e madhe.” – Magjistarët hodhën litarë dhe shkopinj, të cilët dukeshin si gjarpërinj që lëviznin shpejt. Kjo qe vërtet një magji e madhe dhe e frikshme, që s’ishte parë kund.