– ”Unë jam dërguar vetëm si një paralajmërues i qartë.” – Unë jam thjesht një paralajmërues dhe kumtues besnik i Shpalljes nga Zoti. Unë përpiqem me çdo mundësi të këshilloj njerëzit dhe të rregulloj gjendjen e tyre. Unë nuk kam në dorë asnjë pushtet. E gjithë çështja është në dorë të Allahut. Kështu vazhdoi Nuhu me ftesën e tij natën e ditën, fshehtaz dhe haptazi, por ajo nuk u shtoi atyre gjë tjetër, veç largimit dhe armiqësisë dhe thanë: