Select Page

Ne e bekuam atë dhe Is’hakun. Ndër pasardhësit e tyre do të ketë njerëz punëmirë, por do të ketë edhe nga ata që e ngarkojnë shpirtin dukshëm me gjynahe.Kuptimi: Ne zbritëm mbi ta begati e bekime të shumta. Allahu i Madhëruar do t’u dhuronte dituri të madhe dhe të dobishme dhe do t’i bënte që të punonin dhe të ishin adhurues të mirë. Nga këta dy fëmijë, Ismailin dhe Is’hakun, Allahu do të përhapte në botë tre popuj të mëdhenj. Nga Ismaili do të sillte popullin arab dhe Profetin më të zgjedhur të fundit të kohës, Muhamedin (a.s.).

Ndërsa nga Is’haku do të vinte populli i bijve të Izraelit dhe populli i romakëve pasardhës të Is’hakut. Megjithatë, “… por do të ketë edhe nga ata që e ngarkojnë shpirtin dukshëm me gjynahe.” Pra, jo të gjithë do të jenë të mirë. Prej tyre do të ketë të mirë, por edhe të këqij. Do të ketë të drejtë, por edhe të padrejtë ose keqbërës të mëdhenj, të zhytur në mohimin e Zotit dhe idhujtari. Kjo u tha në mënyrë që të mos keqkuptohej fjala: “Ne e bekuam atë dhe Is’hakun …”. Domethënë, ky bekim nuk do të kalonte tek të gjithë pasardhësit e tyre. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur.