– “Ata do të jenë të poshtëruar kudo që të gjenden, …” – Pra, ata janë të poshtëruar në shpirtin e tyre. Ndërsa fjala “el meskeneh” tregon që edhe pamja e jashtme e tyre do të jetë e përvuajtur dhe e poshtëruar.
– “… veç nëse kapen pas “litarit” të Allahut ose nëse hyjnë në besën e njerëzve.” – Çifutët nuk do të mund të gjejnë kurrë stabilitet, përveçse në këto dy raste: Së pari, kur i mbron shteti Islam. Nëse ata paguajnë xhizjen në shtetin Islam, ata kanë të siguruar jetën, nderin dhe pasurinë e tyre.
Ky është kuptimi i thënies së Allahut të Lartësuar: “il-lâ bi ĥablim-minell-llâhi” veç nëse kapen pas “litarit” të Allahut. Mundësia e dytë për ta që të gjejnë stabilitet dhe qetësi është pakti që mund të bëjnë me të krishterët. Edhe në këtë rast ata mund ta arrijnë qëllimin e tyre, por, sikurse thotë Allahu i Lartësuar:
– “Ata kanë shkaktuar kundër vetes zemërimin e Allahut dhe do t’i kaplojë mjerimi.” – Pra, ata meritojnë zemërimin e Allahut të Lartësuar, dhe ky është ndëshkimi më i rëndë për ta. Shkakun e këtij ndëshkimi, Allahu i Lartësuar e tregon në vijim:
– “Kjo, për shkak se ata kanë mohuar argumentet e Allahut …” – Pra, ata mohojnë ajetet e Allahut, të cilat Ai ia shpalli Profetit të mëshirës, Muhamedit (a.s.). Ata mohojnë Librin e ndritur, Kur’ânin, që përmban të vërtetën e padiskutueshme dhe që është i vetmi burim dhe ushqyes i imanit. Këtë gjë e bëjnë të nxitur nga urrejtja dhe armiqësia, të cilat kanë pushtuar zemrat e tyre.
– “… dhe kanë vrarë profetët pa kurëfarë të drejte. Ata kanë qenë të pabindur dhe i kanë tejkaluar kufijtë me armiqësi.” – Me profetët, të cilët i sollën njerëzimit mirësinë më të madhe prej Zotit, ata u sollën në mënyrën më brutale e më kriminale të mundshme, pra, duke i vrarë ata. A ka ndonjë krim më të madh se ky?! Gjithçka qe pasojë e armiqësisë, poshtërsisë dhe mosbindjes së tyre.