– “Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.“ – Ishte nga ata besimtarë që besojnë gjithçka që Zoti ka urdhëruar që të besohet, me gradën më të plotë të imanit, gradën e sigurisë së plotë, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Kështu, i mundësuam Ibrahimit të shihte mbretëritë e qiejve e të Tokës, për t’u bërë edhe më i bindur.” [En’am 75]. Më pa, Allahu i Madhëruar i dha një përgëzim tjetër. Ky ishte përgëzimi për Is’hakun, pas të cilit do të vinte Jakubi. Allahu i Madhëruar thotë: