Select Page

Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m’u bindni mua!Nuhu e përsërit këtë frazë, gjë që tregon se ai qëndroi gjatë në popullin e vet për t’i ftuar, sikurse tregon Zoti: “Ne e dërguam Nuhun te populli i vet dhe ai qëndroi ndër ata një mijë vjet pa pesëdhjetë vjet; por ata i përfshiu përmbytja sepse ishin keqbërës.” [Ankebut 14]. Ai tha: “Ai tha: “O Zoti im! Unë e ftova popullin tim natën dhe ditën, Por ftesa ime vetëm sa ia shtoi largimin.

Sa herë që unë i ftoja ata tek Ti, për t’ua falur gjynahet, ata i fusnin gishtat në veshë dhe mbulonin kokat me teshat e tyre, për të vazhduar në të tyren me një kryeneçësi të madhe. Unë i ftova ata haptazi. Ua drejtova thirrjen sheshazi e shumë herë edhe fshehurazi”. Unë u thashë: “Kërkojini falje Zotit tuaj! Ai vërtet është Falës i Madh….” [Nuh 5 – 10]. Siç shihet, ai gjithmonë i urdhëronte për këtë çështje të rëndësishme dhe të domosdoshme. Duke refuzuar ftesën e tij, ata u justifikuan me diçka që nuk vlen si arsye për të refuzuar ftesën e një profeti.