Select Page

Por ju i tallët ata, saqë ajo tallje ju bëri të harronit Mesazhin Tim. Ju qeshnit me ta. – Në fakt, ata ishin zotërinjtë e vërtetë dhe më të zgjedhurit e njerëzve, po ju: “…i tallët ata.” Ju, mohues të besimit, keqbërës, mendjelehtë e faqezinj, guxuat që të talleshit me njerëzit më të zgjedhur e më të lartë. Ju i përçmuat dhe u tallët me ta. Kjo vepër e ulët ju angazhoi aq shumë, saqë: “… ju bëri të harronit Mesazhin Tim.”

Kjo vepër e keqe u bë shkak që ata të harronin të përmendnin Zotin. Mospërmendja e Zotit i nxiste dhe ua bënte të thjeshtë talljen me besimtarët, vepër e cila i bëri të meritonin që zemrat e tyre çdo ditë e më shumë të largoheshin nga përmendja e Zotit. Këto janë të lidhura me njëra tjetrën. Kjo është humbja e sigurt.