– “… që është përgojues e përhap fjalë ngatërrestare ndër njerëz …” – Mos dëgjo as ata që janë fyes e ofendues të mëdhenj, duke mbajtur nëpër gojë të tjerët dhe duke i tallur ata. As ata që përhapin fjalë ngatërrestare mes njerëzve, domethënë, me qëllim për të futur armiqësi dhe urrejtje mes tyre.