Select Page

– “Por, kur shkoi te zjarri, u dëgjua një zë: “O Musa!”.” – Kur iu afrua zjarrit që kishte parë nga larg, Musai vuri re se ishte një zjarr jo i zakontë. Ai ishte një zjarr që digjte, por edhe që shkëlqente e rrezantonte shumë dritë. Për këtë tregon edhe fjala e Profetit (a.s), i cili, duke përshkruar perden e Zotit, thotë: “Perdja e Tij është dritë ose zjarr. Nëse do ta zbulonte, rrezatimi i Fytyrës së Tij do të digjte gjithçka ku shkonte shikimi i Tij (pra, çdo gjë).” Kur mbërriti atje, Musai dëgjoi që e thirrën. Ishte Allahu që e thirri dhe i foli, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Përmendju në Libër Musain! Ai ishte i zgjedhur dhe ishte i dërguar dhe profet. Ne e thirrëm atë nga ana e djathtë e kodrës Tur dhe e afruam për t’i folur nga afër”. [Merjem 51, 52]. I Madhëruari i tha: