Select Page

  Duke iu drejtuar bijve të Ademit, Allahu i Madhëruar thotë:

– “Ne ju krijuam, ju dhamë formën tuaj, e pastaj u thamë melekëve: “Bëni sexhde për Ademin!” …” – Është Allahu i Madhëruar Ai që krijoi të parin e llojit tuaj, Ademin a.s, i cili është babai dhe paraardhësi i të gjithë juve. Allahu i Urtë dhe i Gjithëditur ju dha formën dhe strukturën më të mirë. Përveç hijeshisë së jashtme, i Lartësuari i dha Ademit (a.s) edhe bukuri të brendshme, nëpërmjet diturisë që i fali.

Allahu i Madhëruar na ka njoftuar se i mësoi Ademit emrat e çdo gjëje. Pas këtij nderimi dhe privilegji, Allahu i Urtë urdhëroi melekët e Tij që të binin në sexhde para Ademit, në shenjë nderimi dhe respekti, si edhe për të shfaqur dukshëm vlerën dhe rëndësinë e madhe të njeriut. Melekët e zbatuan menjëherë urdhrin e Zotit të tyre.

– “Ata ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai nuk qe prej atyre që bënë sexhde.” – Të gjithë melekët e Zotit ranë në sexhde, përveç Iblisit, i cili nuk ishte melek, por i llojit të xhindeve. Me mendjemadhësi, ai refuzoi që të binte në sexhde. Për këtë arrogancë dhe paturpësi, i Lartësuari e qortoi dhe kërcënoi duke i thënë: