– “Është Ai që lëshon shi nga qielli me masë, …” – Allahu i Madhëruar e zbret shiun nga qielli me masë të caktuar, pra, jo më pak sesa është e nevojshme, dhe jo më shumë sesa duhet, që të dëmtojë njerëzit dhe vendet. Ai e zbret shiun si jetë dhe gjallëri, për të shpëtuar vendet nga shkretimi dhe për t’i mbushur njerëzit me shpresë, siç thotë më pas i Madhëruari:
– “… me të cilin i jep jetë tokës së shkretuar …” – Nëpërmjet shiut, Allahu i Lartësuar ngjall një vend të shkretuar e të vdekur. Ky është një shembull i thjeshtë për të kuptuar pushtetin e plotë të Allahut për të ringjallur krijesat pas vdekjes së tyre. Pra, ashtu sikurse Ai është i Plotfuqishëm për të ringjallur një tokë pas vdekjes së saj, po ashtu është i Plotfuqishëm që të ringjallë edhe njerëzit pas vdekjes së tyre, siç thotë më tej:
– “Ja, kështu do të ringjalleni edhe ju (prej varreve).!” – Kuptimi: Edhe ju do të ringjalleni kështu Ditën e Gjykimit, për të marrë shpërblimin e punëve tuaja. Pra, sa herë që shohim shiun t’i japë jetë një toke të vdekur, le të kujtojmë ringjalljen dhe llogarinë tonë para Krijuesit të Drejtë dhe të Gjithëditur.