Select Page

– “… Atë Ditë, Zoti i tyre i di hollësisht (e do ti gjykojë për) veprat e tyre?” – Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur për të gjitha veprat e robërve , të fshehta apo të shfaqura, të vogla apo të mëdha qofshin, dhe Ai ka për t’i shpërblyer ata me drejtësi. Ai është i Gjithëditur jo vetëm atë ditë, por në të gjitha ditët, por ky veçim është bërë për të treguar se krijesat do të shpërblehen për çdo vepër të kryer. Ajo është Dita e Llogarisë nga i Gjithëdituri.