Select Page

“Ata do të thonë:“O Zoti ynë! Na bëre të vdesim dy herë …” – Këtu kanë për qëllim vdekjen e parë dhe atë mes dy fryrjeve të Surit, sikurse mendojnë disa, ose kanë për qëllim inekzistencën e tyre para se të vinin në jetë dhe vdekjen e tyre pasi jetuan në këtë dynja, siç mendojnë disa të tjerë:

– “… dhe na ngjalle dy herë.” – Na dhe jetën e dynjasë dhe jetën e ahiretit.

– “Ne i pranojmë gjynahet tona tani, prandaj, a ka për ne ndonjë rrugëdalje?” – Ata i thonë të dëshpëruar dhe të penduar këto fjalë, por kjo nuk u bën aspak dobi dhe nuk i shpëton nga ndëshkimi. Madje, ata do të poshtërohen edhe me fjalë, për shkak se nuk ndoqën rrugën e shpëtimit. Atyre u thuhet: