– ”Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë.” – Nëse do t’ju kërkoja ndonjë taksë e shpërblim për veten time, kjo do të shërbente si shkak që të thoshit se po rëndoheni nga taksat.
– ”Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të Botëve.” – Me detyrën si profet, që sjell mesazhin e Zotit ndër ju, unë shpresoj që të afrohem tek Zoti i botëve dhe shpresoj në shpërblimin e madh të Tij. Ndërsa në lidhje me ju, ajo që kam është thjesht këshilla për të rregulluar gjendjen dhe lidhjet tuaja me Zotin. Unë dëshiroj për ju thjesht që të merrni rrugën e drejtë të Zotit tuaj.