– “Paria e popullit të Faraonit tha: “Ky qenka, vërtet një magjistar i fortë.” – Musai (a.s.) i mahniti me ato mrekulli, por ata përsëri nuk besuan, madje nisën të trillonin e jepnin llojlloj shpjegimesh të kota. Ata thanë: “Ky qenka magjistar shumë i fortë”. Pastaj filluan të frikësonin dhe manipulonin mendjelehtët e shumtë mes popullit të tyre, duke u thënë: