Select Page

– “Disa prej robërve  të Mi thanë: “O Zoti ynë, ne besojmë. Prandaj na fal dhe na mëshiro, sepse Ti je më i miri i mëshiruesve!” – Ata patën besim të sinqertë, i cili i nxiti të bëjnë punë të mira. Ata iu lutën Zotit për falje dhe mëshirë dhe kërkuan të afroheshin tek Ai duke dëshmuar aspektin rububije dhe faktin se ishte Ai që u dhuroi imanin.

Ata kërkuan ndërmjetësim dhe afrim me Allahun duke e lëvduar dhe lutur me emrat dhe cilësitë e Tij, duke iu lutur me mëshirën e Tij dhe bamirësinë e Tij të përgjithshme. Të gjitha këto tregojnë se ata janë të nënshtruar e të mbushur me përunjësi e frikërespekt për Zotin. Ata e adhurojnë Zotin me përunjësi e frikë nga ndëshkimi i Tij dhe shpresë për shpërblimin e Tij.