– “Atë ditë nuk bën dobi ndërmjetësimi, përveçse atyre për të cilët e ka lejuar i Gjithëmëshirshmi (të ndërmjetësojnë) dhe fjala e të cilëve është e pranueshme tek Ai.” – Asnjë krijesë nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu, vetëm nëse Ai jep leje për këtë ndërmjetësim. Dhe Allahu u jep lejë të ndërmjetësojnë veçse atyre që pëlqen t’ua dëgjojë lutjen dhe fjalën për ndërmjetësim.
Të tillë janë profetët, të dërguarit dhe robërit e Tij adhurues. Madje, edhe këta mund të ndërmjetësojnë vetëm për besimtarët e sinqertë e të pastër. Kështu, atë ditë do të mund të ndërmjetësojnë vetëm të zgjedhurit dhe ndërmjetësimi i tyre do të lejohet e do të ketë dobi veçse për besimtarët. Nëse njëri nga këto dy kushte nuk plotësohet, atëherë nuk ka ndërmjetësim. Askush nuk mund të ndërmjetësojë për asnjë.