Select Page

Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m’u bindni mua! Frikësojuni Zotit dhe m’u bindni në urdhëresat që ju jap dhe në largimin nga ndalesat. Këto janë të detyrueshme, nëse e besoni se unë jam profet i dërguar tek ju. Duke qenë se unë jam profet i dërguar ndër ju dhe besnik i Shpalljes së Zotit, ju duhet t’i frikësoheni Zotit dhe të më bindeni në mesazhin tim prej Zotit. Pastaj, duke përmendur se nuk ka asnjë shkak ndalues për realizimin e urdhërimit të mësipërm, Allahu i Lartësuar thotë: