Select Page

Unë jam një Profet i besuar, i dërguar (veç) për ju. Dërgimi i tij posaçërisht tek ju është shkak i mjaftueshëm që ju të respektoni dhe pranoni mesazhin e tij, të besoni në të dhe ta falenderoni Allahun, që ju dalloi duke ju dërguar këtë profet të nderuar. Përshkrimi i tij si ‘i besuar’ tregon e jep siguri se ai kurrë nuk flet të pavërteta për Zotin dhe as nuk shton dhe as nuk pakëson gjë në Shpalljen e Tij. Kjo duhet të bëjë që ju të besoni çdo lajm të sjellë prej tij dhe t’i bindeni çdo urdhërese të tij.