– “Ata do të jenë aty të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe Toka, …” – Tek ai zjarr që u përshkrua më sipër, ata do të jenë të përjetshëm, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: sa të jenë qiejt dhe toka, pra, sa të ekzistojnë qiejt dhe toka.
– “… përveç çfarë do Zoti yt.” – Ata do të jenë të përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit, përveç atij intervali kohor që do të dëshirojë Allahu i Lartësuar që të mos jenë në të. Kjo është periudha kohore e pritjes së tyre para hyrjes në Zjarr, Ditën e Gjykimit, sikurse kanë thënë shumica e komentuesve të Kur’anit. Kësisoj, pas hyrjes në zjarrin e Xhehenemit, ata do të jenë aty pafundësisht.
– “Zoti yt vepron gjithçka që Ai dëshiron.” – Allahu i Lartësuar vepron çdo gjë që Ai dëshiron. Çdo gjë që Ai vepron, ngrihet e bazohet në diturinë dhe urtësinë e Tij absolute dhe të paanë. Askush nuk mund ta pengojë Allahun nga ajo çka Ai dëshiron.