Select Page

– “As ultësira e as lartësira nuk do të shohësh në vendin e tyre.” – Nuk do të shikosh as brigje të ngritura e as gropa apo gryka të thella. Kështu, Toka do të shndërrohet në tjetër Tokë. Ajo do të jetë e gjerë për të mbajtur sipër krijesat që do të ringjallen. Zoti do ta shtrijë Tokën ashtu si tërhiqet e shtrihet lëkura e thatë, dhe të gjitha krijesat do të mblidhen në një vend të vetëm. Të gjithë do ta dëgjojnë fjalën e atij që i fton të tubohen, dhe kjo do t’i përfshijë të gjithë. Askush nuk do të mund t’i shmanget thirrjes, prandaj i Madhëruari thotë: