Select Page

Vëllai i tyre, Nuhu, u tha: “A nuk e keni frikë (Allahun)?” Nuhu ishte vëllai i tyre nga gjaku dhe farefisnia. Zoti i zgjedh profetët nga mesi i popullit ku ata dërgohen, që bindja ndaj tyre të jetë më e thjeshtë. Ata, duke qenë se e njohin mirë prejardhjen e Profetit, nuk kanë nevojë të kërkojnë për të. Nuhu iu drejtua atyre me më të butat dhe të zgjedhurat fjalë, siç është zakon i të gjithë profetëve (paqja e Zotit qoftë mbi ta): “A nuk po i frikësoheni Allahut të Lartësuar dhe t’i largoheni adhurimit të idhujve? A nuk po i përkushtoheni Allahut me sinqeritet dhe të jeni me të shpëtuarit?”