Select Page

Allahu i Madhëruar na tregon rreth Ditës së Gjykimit dhe pamjeve të saj të frikshme, për tronditjet dhe tmerret e saj të pashembullta:

Të pyesin ty për malet.” – Të pyesin se ç’do të ndodhë me malet Ditën e Kijametit, a do të mbeten ashtu siç janë, apo jo?

Thuaj: “Zoti im do t’i shkulë ato dhe do t’i shpërndajë si pluhur.”. Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh e pa kurfarë bimësie.” – Allahu do t’i shkulë dhe do t’i zhdukë nga vendi.

Ai do t’i shndërrojë në pluhur e pastaj do t’i shpërndajë ata si pluhur në erë. Malet do të zhduken e do të bëhen rrafsh me tokën. Toka do të bëhet e sheshtë dhe e lëmuar, saqë nuk do të duket asnjë thyerje e terrenit: