– “(atyre do t’u thuhet): A nuk u janë lexuar juve Ajetet e Mia; …“ – A nuk ju erdhën ajetet e Mia, që të merrnit mësim dhe të besonit Zotin dhe Shpalljen e tij?
– “… e ju veçse i përgënjeshtruat?” – Ju i mohuat ato padrejtësisht, me inat e arrogancë. Në fakt, nuk kishit asnjë të drejtë t’i mohonit, sepse ato ishin ajete të qarta dhe shumë mirë të shtjelluara. Ato jua bënin shumë të qartë të vërtetën nga e kota, të sinqertët nga gënjeshtarët. Atë ditë, ata do të pranojnë se ishin të padrejtë dhe keqbërës, por ky pendim e keqardhje tashmë nuk u vlen: