– “Ne nuk po e vonojmë atë, përveçse deri në afatin e caktuar.” – Kijameti do të ndodhë atëherë kur të përfundojë afati i kësaj dynjaje dhe Allahu i Lartësuar të këtë përfunduar gjithçka që ka lidhje me krijesat dhe krijimin e Tij. Allahu i Madhëruar do t’i tubojë të gjithë për të përjetuar atë që quhet Dita e Fundit. Atë ditë, mbi të gjitha krijesat do të zbatohet norma e shpërblimit të Zotit të Lartësuar. Ashtu sikurse në dynja zbatohen të gjitha ligjet e Zotit të Lartësuar që kanë lidhje me krijimin dhe funksionimin e kësaj bote, si edhe dispozitat e Sheriatit të Tij, po ashtu në Ditën e Kijametit do të zbatohen ligjet e Tij të shpërblimit, që bazohen te drejtësia, urtësia dhe bamirësia absolute e Zotit.