Select Page

Atë Ditë, Ne e palosim qiellin, siç palosen fletët e një libri. – Allahu i Madhëruar na tregon se, Ditën e Kijametit, Ai do t’i shpalosë qiejt si fletët e një libri, edhe pse ata janë aq të mëdhenj dhe të gjerë. Atëherë do të shpërndahen yjet e qiellit, ndërsa dielli e hëna do të mbështillen, do të errësohen dhe do të lëvizin nga vendi i tyre.

Ashtu siç e filluam krijimin, ashtu e rikthejmë atë. – Rikthimi i krijimit është i njëjtë për Ne, ashtu si fillimi i tij. Ne e filluam krijimin e tyre, kur ata nuk ishin gjë, dhe kështu do t’i rikthejmë ata të gjallë, për t’i marrë në llogari.

Ky është premtimi Ynë dhe Ne do ta përmbushim atë.” – Ne do ta bëjmë atë që premtuam. Allahu është i Plotfuqishëm dhe asgjë nuk është e pamundur për Të.