– “Mos vallë janë duke pritur ditë të ngjashme të dënimit të atyre që jetuan më parë?” – Çfarë presin tjetër mohuesit e shpalljeve të Zotit, me gjithë qartësinë e tyre? Ajo që pritet është i njëjti përfundim, sikurse ai i popujve që shkuan. Ata i pret i njëjti ndëshkim e poshtërim si të tjerët. Ky është ligji i Zotit, sepse të njëjta ishin edhe padrejtësitë e tyre. Ai thotë:
– “Thuaj: “Prisni atëherë, se edhe unë së bashku me ju po pres!”” – Më vonë do ta kuptoni se kujt do t’i takojë përfundimi i mirë dhe shpëtimi nga çdo e keqe në këtë botë dhe tjetrën. Të shpëtuarit kanë qenë dhe do të jenë vetëm profetët e Zotit dhe pasuesit e tyre.