Select Page

– “Ditën kur do t’i fryhet Surit, Ne do t’i tubojmë keqbërësit të nxirosur.” – Kur ti fryhet bririt, të gjithë njerëzit do të dalin nga varret e tyre. Ata nuk do të jenë të gjithë të barabartë, por secili do të trajtohet sipas veprave që ka bërë. Të devotshmit, për shembull, do të priten si delegacion miqsh që vjen prej së largu tek Rahmani. Ndërsa keqbërësit do të ringjallen të poshtëruar dhe ngjyra e lëkurës së tyre do të jetë blu e errët, nga tmerri, etja e madhe dhe frika për atë që i pret.