– ”Ah, sikur të mund të ktheheshim (në dynja) edhe një herë, që të bëhemi besimtarë!” – Sikur të na mundësohej të ktheheshim në dynja, që të bëhemi besimtarë e të shpëtojmë nga ndëshkimi i kësaj dite dhe të marrim shpërblimin e Zotit. Ajo që shpresojnë është shumë e largët dhe e pamundur. Tashmë është bërë ndarja e përjetshme mes tyre dhe asaj që e dëshirojnë dhe nuk ka asnjë mundësi kompensimi.