– “Ne e gëzuam atë me një djalë të butë (Ismailin).“ – Ky ishte padyshim Ismaili (a.s), sepse pas tij u përmend përgëzimi për Is’hakun. Për Is’hakun, Allahu thotë: “Ne e përgëzuam atë me Is’hakun, e pas Is’hakut, me Jakubin.” Pra, është e pamundur që të ishte Is’haku ai që do të bëhej kurban dhe në të njëjtën kohë ta përgëzonte se pas Is’hakut do të lindte Jakubi. Kjo tregon se djali që Ibrahimit do t’i kërkohej që ta bënte kurban, ishte Ismaili e jo Is’haku. Allahu i Madhëruar e përshkroi Ismailin (a.s) si një djalë të dhembshur, të durueshëm, me moral të mirë, të përmbajtur e me zemër të madhe, që i falte edhe ata të cilët e mundonin: