Select Page

Edhe sikur të kishit në dorë çelësat e mëshirës dhe mirësive të Zotit, që kurrë nuk shterojnë, ju përsëri do të tregoheshit koprracë e nuk do të jepnit, nga frika se do të mbarohen. Edhe pse është e pamundur të shterojnë mirësitë e Zotit, njeriu përsëri do të kishte frikë të shpenzonte, sepse natyra e tij është koprrace, që e do pasurinë për vete.