– “O Zoti im! Më dhuro mua pasardhës të mirë!“ – Domethënë, më dhuro pasardhës punëmirë! E gjitha kjo ndodhi pasi Ibrahimi e humbi shpresën nga populli i tij dhe pa se në të nuk kishte mirësi. Kështu, ai e luti Zotin që t’i dhuronte një djalë të mirë, që Allahu ta bënte të dobishëm gjatë jetës së tij dhe pas vdekjes së tij. Allahu iu përgjigj lutjes së tij: