Select Page

– “Lypësin kurrë mos e largo me vrazhdësi!” – Kur t’i drejtohesh lypësit, kujdes! Mos e rëndo me fjalë dhe mos e përzë me vrazhdësi! Jepi lypësit, nëse ke mundësi, ose, në të kundërt, largoje me butësi dhe mirësjellje. Këtu bëhet fjalë jo vetëm për kërkuesin e pasurisë dhe të mirave materiale, por për çdo lloj lypësi dhe kërkuesi, siç është edhe kërkuesi i diturisë. Për këtë arsye, mësuesi duhet të sillet me nxënësin me mirësjellje, me butësi, dashuri dhe ngrohtësi, sepse kjo ndihmon shumë në arritjen e synimit nga nxënësi. Mirësjellja është një ndihmë e madhe për ata që kërkojnë të rregullojnë shoqërinë dhe vendin.