Select Page

– “Lutja e tyre atje do të jetë: “I dëlirë je, o Allah!”, ” – Fillimi i adhurimit të tyre për Zotin në Xhenet është tesbih për Allahun, duke dëshmuar pastërtinë e Tij nga çdo e metë e mangësi, ndërsa fundi i tij është tahmidi 99 ose thurja e lavdeve dhe shprehja e dashurisë për Të. Tashmë ata janë të çliruar nga çdo detyrim fetar, sepse do të jenë në vendin e kënaqësive dhe të shpërblimit.

Për ta janë rezervuar kënaqësitë më të plota dhe më të mira dhe, ndër to, është një mirësi që konsiderohet si një ndër më të mëdhatë, që është mirësia e kënaqësisë që sjell dhikri (përmendja) i Zotit. Dhikri e tesbihu u sjell prehje dhe kënaqësi të pakrahasueshme me ndonjë gjë tjetër, dhe të mendosh që ata as që mundohen për ta kryer atë, por ai është krejt i natyrshëm, ashtu sikurse frymëmarrja e tyre, pa u lodhur dhe pa u sforcuar për të.

– “përshëndetja e tyre është: “Selam!” –  Gjatë takimeve dhe vizitave që i bëjnë njëri-tjetrit, ata përshëndeten me selam. Ata përshëndeten me fjalë që nuk përmbajnë gjynahe dhe kotësira. Ato janë fjalë paqeje, që sjellin vetëm paqe e mirësi.

– “Ndërsa lutja e tyre e fundit është: “Të gjitha Lavdërimet i qofshin vetëm Allahut, Zotit të botëve!” – Thuhet se, kur banorët e Xhenetit dëshirojnë të shijojnë diçka prej mirësive të Xhenetit, thonë këto fjalë: “Subhâneke Allâhume” (I dëlirë je, o Allah!), dhe ajo u vjen në çast, pa u vonuar. Dhe kur mbarojnë, thonë: El hamdu lil-lâhi Rabil Alemin” Të gjitha Lavdërimet i qofshin vetëm Allahut, Zotit të botëve!

99 Hamdi mundëson një energji dhe forcë të madhe. Hamdi ka të fshehta të çuditshme dhe i jep robit një fuqi të çuditshme e të habitshme. Për këtë  tregojnë dy hadithe.

1. Ky hadith është më i mirë se sa një thesar.  E fshehta  e fuqisë, optimizmit dhe gjallërisë së robit,  qoftë  edhe  kur bëhet  fjalë për çështjet  e dynjasë, tregohet në këtë hadith. Aliu r.a. ishte  i varfër  por shumë  bujar. Ai ftonte shumë njerëz në shtëpinë e tij dhe i nderonte e gostiste. Fatimja, gruaja e tij,  ankohej nga lodhja e shumtë për  të përballuar preokupimet e shumta të të shoqit. Ajo i  foli të shoqit, Aliut, që ai  t’i kërkojë  babait të saj  (Profetit a.s) një shërbëtore. Profeti (a.s)  e donte shumë Fatimen, por megjithatë nuk i dha  të bijës shërbëtore. 

Ai i  ofroi asaj  diçka  më të mirë se ajo  që  kërkoi  duke  ia plotësuar tërësisht kërkesën dhe  nevojat e saj.  Ai i tha asaj: “O bija  ime! Kur të biesh në shtrat  për gjumë atëherë  bëj  hamd Allahut (El ĥamdu lil-lâh) 33 herë, bëj tesbih (subĥânell-llâh) 33 herë dhe bëj  tekbir  (Allahu ekber) 34 herë!”  Shejhul Islam  Ibnu Tejmijete thotë: Nuk ka dyshim,  se Profeti (a.s) e  udhëzoi  atë  në diçka  që  do t’i mjaftonte nga  posedimi i një  shërbëtoreje.

Kështu  pra  këto fjalë  para gjumit  i  japin njeriut  një forcë  e gjallëri  gjatë ditës  në një  formë e masë të tillë që askush nuk mund ta  arrijë  me forcat e veta. Provojeni se do të gjeni  ndikimin e saj.  Jini të kujdesshëm  dhe  sistematikë  me këto  dua të  përditshme  e do të shihni  që do  të fitosh një fuqi   dhe gjallëri  që  vetëm Zoti e di.

2. Në hadithin  që ndodhet  tek Tirmidhiu dhe  Ibn Maxheh të cilin e transmeton  Enesi, Profeti (a.s) thotë: “ Ai  që sheh  një të sprovuar  dhe thotë: “  El hamdu lil-lahil-ledhi âfâni mim-mabtelâhu bihi, ue fad-daleni alâ kethirin mim-men halekahu tefdila. Hamdi  i  qoftë  vetëm Allahuit i cili  më  ruajti mua  nga ajo  me çka  e sprovoi atë, dhe   më dalloi  e veçoi  mua mbi shumë krijesa që krijoi me mirësi  të shumta.”, edhe nëse ai  goditet me të njëjtën  sprovë  me të cilën  u godit ai, Allahu ka për ta shëruar”.

Pra çdo sëmundje  me të cilën  ai do të sprovohet, nëse sheh  një të sprovuar me  të dhe thotë këto  fjalë, ai ka për tu shëruar, çfarëdo  sëmundje pa  përjashtim sado  e pamundur  të duket shërimi. Nëse  sheh p.sh  një person të sëmurë me kancer dhe thua këto fjalë, edhe nëse sëmundja të kap Allahu i lartësuar ka për të të shëruar. Kjo është  e  fshehtë  prej fshehtësive të Allahut të lartësuar, për të  cilën  na ka  njoftuar shpallja e Profetit (a.s). Kështu pra  kjo fjalë  mban të fshehta të çuditshme. [Sh.p]